75 Mall Live Search
08:39 / E Enjte, 10 Tetor 2024 / G T

“Zemra ime thotë për Gjermaninë”, Brajan Gruda refuzon Shqipërinë: Kam luajtur këtu që nga fëmijëria!

Futbollisti i Brightonit nga Premier League, Brajan Gruda gjatë një interviste ka refuzuar edhe zyrtarisht Kombëtaren e Shqipërisë.

Gruda tha se dëshiron të luajë për Kombëtaren e Gjermanisë, ashtu siç e filloi nga fëmijëria, shkruan Indeksonline

“Prindërit e mi janë nga Shqipëria, por unë luaj për Kombëtaren e Gjermanisë që kur kam qenë adoleshent dhe kam lindur në Gjermani. Ju nuk e dini se çfarë ndodh në të ardhmen. Zemra ime thotë që tani se dua të luaj për Gjermaninë”, u shpreh Gruda

Sylvinho dhe drejtuesit e FSHF-së punuan vazhdimisht për ta sjellur lojtarin te fanella “kuqezi”, por duket se futbollisti i Brightonit duhet të pres ftesën e Julian Nagelsmannit te Gjermania.

Momentalisht Gruda është pjesë e grupmoshave të reja, U21 te Gjermania, por të ardhmen e sheh te ekipi i parë – e sa do të ndodh kjo mbetët të shihet. Në fund, mund të përfundoj si: Mërgim Berisha!./Indeksonline/