75 Mall Live Search
19:13 / E Shtunë, 12 Tetor 2024 / MSH

Rikthehen kampionët e vjetër, Prishtina mposht Pejën

KB Prishtina ka mposhtur Pejën, në rivalitetin e vjetër të basketbollit kosovar.

Në ”Pallatin e Rinisë”, “Plisat” mposhtën “Shqiponjat” me rezultat 78-67, raporton IndeksOnline.

Nikoqirët dominuan bindshëm në parket, duke përfunduar çdo çerek me epërsi.

Më së shumti pikë shënoi Burns i Prishtinës – 23 gjithsej.

Kjo është humbja e dytë radhazi për pejanët, dhe fitorja e dytë radhazi për Prishtinën./IndeksOnline/