Nuk ka hatërmbetje, Xavi takohet me Hansi Flick-un: Kënaqësi që u takuam!

Ish-trajneri i Barcelonës, Xavi është takuar gjatë këtyre ditëve me Hansi Flick-un.
Legjenda e futbollit spanjoll është takuar me trajnerin e tanishëm të Barcelonës gjatë këtyre ditëve, ky i fundit ia kishte zënë vendin Xavit në stolin e klubit katalunas, shkruan Indeksonline
“Të gjitha të mirat Hansi dhe forca Barça”, thotë Xavi
“Faleminderit dhe ishte kënaqësi që u njoftuam”, thotë Hansi Flick
Barcelona me trajnerin gjerman e ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme. Ku në tetë ndeshje, ka grumbulluar 24 pikë./Indeksonline/