75 Mall Live Search
20:11 / E Premte, 18 Tetor 2024 / Gj. Sh

Edon Zhegrova kërkon golin e radhës te Lille, startues ndaj Monacos

Pas dy paraqitjeve të mira me Kosovën, Edon Zhegrova është rikthyer te skuadra e Lille.

Ai sonte do të përballet me skuadrën e Monacos, ku do të luaj nga minuta e parë, shkruan IndeksOnline.

Lojtari i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova momentalisht është një prej lojtarëve më të mirë në Ligue-n 1.

25-vjeçari në pesë ndeshje, ka shënuar tri gola dhe ka bërë një asist./IndeksOnline/