Dy ndeshje interesante në Superligën e Basketbollit

Dy ndeshje interesante zhvillohen sot në Superligën e Basketbollit, të vlefshme për javën e gjashtë.
Dy takimet janë mjaft të rëndësishme për katër skuadrat, që duan të renditen sa më lartë në tabelë, shkruan IndeksOnline.
Më fillim nga ora 17:00, Vëllaznimi do të jetë nikoqire e Golden Eagle Yllit.
Të dy skuadrat deri më tani kanë nga dy fitore e tri humbje.
Nga ora 19:00, zhvillohet ndeshja tjetër mes Proton Cable Prizrenit dhe Boras.
Nga një fitore e katër humbje kanë të dyja skuadrat./IndeksOnline/
