75 Mall Live Search
17:00 / E Diele, 20 Tetor 2024 / G T

Fund dramatik në “Molineux”, Stones shënon gol në sekondat e fundit

Skuadra e Manchester Cityt ka shënuar fitore të madhe ndaj Wolves (2:1) në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Premier League.

Golin e fitores në sekondat e fundit e shënoi mbrojtësi anglez, John Stones, shkruan Indeksonline

Stones shënoi me kokë në sekondat e fundit të ndeshjes dhe pati shumë polemika, derisa VAR-i e konfirmoi shënimin.

Golat tjerë në këtë takim i shënuan: Larsen (Wolves) dhe Gvardiol (City).

Me këtë fitore, Manchester City shkon në kuotën e 20 pikëve në pozitën e parë në tabelë, kurse Wolves mbetët me vetëm një pikë./Indeksonline/