Një mërgimtari i demolohet shtëpia, hajnat i shkaktojnë dëm mijëra euro

Një mërgimtari i është demoluar shtëpia në Sfaraçak të Epërm të Vushtrrisë.
P. Kutllovci ka dy javë që ka ardhur nga Gjermania në Kosovë, teksa dy net më parë u ballafaqua me një fatkeqësi.
Disa hajna kishin shkëputur energjinë elektrike në shtëpinë e tij, për të hyrë më pas brenda për të shkaktuar dëme mijëra euro.
Pronari i shtëpisë deklaroi për IndeksOnline se hajnat grabitën nga shtëpia e tij mobilje, televizorë e gjësende të tjera.
“E kemi raportuar rastin në polici. Hetuesit kanë ardhur dhe kanë nisur hetimet. Hetuesia i ka marrë shenjat e gishtërinjve. Shtëpia është e demoluar komplet, siç po e shihni edhe vetë. Sipas vlerësimit të tyre, vlera e dëmit është mbi 10 mijë euro… diku 15-20 mijë, ashtu diçka” ka deklaruar pronari i shtëpisë.
IndeksOnline ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione mbi rastin dhe do t’iu mbajë të informuar.