75 Mall Live Search
10:36 / E Premte, 25 Tetor 2024 / G T

Sistem i ri i stërvitjeve, trajneri i Pescara-s detyron lojtarët e tij ta mbyllin një sy

Trajneri i njohur italian, Silvio Baldini, kohët e fundit është bërë viral në rrjetet sociale për shkak të sistemit të ri të stërvitjeve.

Në rrjetet sociale është publikuar një foto ku shihen lojtarët e klubit italian duke u stërvitur me një sy mbyllur, shkruan Indeksonline

Kjo është një teknikë e re që përdoret veçanërisht nga boksierët, e që ushtron përqendrimin e lartë dhe e ulë perceptimin e lodhjes.

66-vjeçari gjatë karrierës së tij ka qenë edhe trajner i shumë skuadrave të njohura në Itali, përfshi këtu: Crotonen, Palermon, Parman, Empolin dhe Leccen.

Skuadra e Pescara-s bën pjesë në Serie C në Grupin B dhe në nëntë ndeshje të zhvilluara ka grumbulluar 23 pikë dhe gjendet në pozitën e parë në tabelë (zero humbje)./Indeksonline/