75 Mall Live Search
23:24 / E Shtunë, 26 Tetor 2024 / G T

Lamine Yamal pas ndeshjes: Hajde, le ta fitojmë La Liga-n!

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore 4:0 ndaj Real Madridit në ndeshjen e javës së 11-të në La Liga në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Golat në këtë ndeshje i shënuan: Robert Lewandowski (2), Raphinha dhe Lamine Yamal, shkruan Indeksonline

Pas ndeshjes, Lamine Yamal u shpreh tejet i kënaqur me paraqitjen e bashkëlojtarëve të tij.

“Dua të them ‘visca Barça’. Hajde, le ta fitojmë La Liga-n. Do të shkojmë për këtë trofe”, u shpreh Lamine Yamal

Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 30 pikëve, gjashtë më shumë se Real Madridi (24)./Indeksonline/