75 Mall Live Search
23:47 / E Shtunë, 26 Tetor 2024 / G T

Ancelotti reagon pas humbjes: Moment i vështirë, por ne nuk dorëzohemi!

Skuadra e Real Madridit pësoi humbje të thellë 0:4 ndaj Barcelonës në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në La Liga.

Trajneri italian, Carlo Ancelotti foli pas ndeshjes dhe tha se kjo humbje dhemb, por ekipi i tij nuk do të dorëzohet deri në fund, shkruan Indeksonline

“Kemi humbur shumë raste, kur ata shënuan, ne humbëm energjinë tonë”.

“Po, dhemb shumë. Është një moment i vështirë. Por, ne nuk dorëzohemi. Sezoni është i gjatë”, u shpreh Carlo Ancelotti

Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 30 pikëve, gjashtë më shumë se Real Madridi (24)./Indeksonline/