75 Mall Live Search
21:55 / E Mërkurë, 30 Tetor 2024 / Gj. Sh

Ermal Krasniqi e Albion Rrahmani shënojnë gol në fitoren e Sparta Pragës

Sparta e Pragës ka kaluar në 1/8 e Kupës së Çekisë, pasi shënuan fitore të thellë 4-0 ndaj Brno.

Në këtë fitore lanë gjurmë edhe Ermal Krasniqi e Albion Rrahmani, duke shënuar nga një gol.

Krasniqi hapi serinë e golave në minutën e 40-të, pas asistimit të Qazim Laçit.

Ndërsa Albion Rrahmani shënoi golin e fundit, në minutën e 80-të, pasi u tregua i sakt nga penalltia./IndeksOnline/