75 Mall Live Search
10:39 / E Premte, 01 Nëntor 2024 / G T

“Menduan se morën lojtarët e duhur”, legjenda angleze për Manchester Unitedin: E kanë gabim!

Graeme Souness, legjenda e futbollit anglez ka folur rreth situatës së Manchester Unitedit, të cilët ditë më parë shkarkuan nga pozita e trajnerit, Erik Ten Hagin.

Souness foli për tri blerjet që i bëri ekipi anglez gjatë afatit kalimtar të verës, Maneul Ugarten, De Ligt dhe Joshua Zirkzee, shkruan Indeksonline

“Ata sollën në skuadër Ugaretn, de Ligtin dhe Zirkzee. Nëse kanë menduar se këta lojtarë janë mjaftë për Unitedin, e kanë gabim.

“Ata kanë lejuar që 200 milionë euro të shpenzohen për lojtarët e tillë. Shikoni se çfarë kanë bërë ata gjatë kësaj vere.

“Detyra e Ruben Amorim, tani është të nxjerrë më të mirën nga ky grup lojtarësh, në çfarëdo sistemi që mund të jetë. Ai po merr një punë shumë të vështirë”, u shpreh legjenda e futbollit anglez.

/Indeksonline/