75 Mall Live Search
09:02 / E Hënë, 04 Nëntor 2024 / L A

Maresca: Kam një prej skuadrave më të mira në Premier League

Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca po kalon në një periudhë të mirë te Chelsea.

Maresca, ka lavdëruar skuadrën e tij edhe pas barazimit mbrëmë ndaj Manchester United.

“Kam një nga skuadrat më të mira në Premier League, nuk kam asnjë dyshim për këtë”.

“Që kur erdha, gjëja e parë që i thashë klubit është se isha i dashuruar me skuadrën dhe kjo skuadër është shumë e mirë”. – u shpreh Maresca

Maresca, erdhi këtë verë te Chelsea duke zëvëndësuar Maurizio Pochettinon.

Italiani, sezonin e kaluar ishte trajner i Leicester Cityt, ku ndihmoi “Dhelprat” të riktheheshin në Premier League duke fituar “Championship”./IndeksOnline/