75 Mall Live Search
14:26 / E Martë, 05 Nëntor 2024 / L A

Hidhen poshtë zërat për largim të Casados

Pak ditë më parë ka pasur zëra rreth interesimit të skuadrave angleze rreth mesfushorit të Barcelonës, Marc Casado.

Mirëpo nuk ka asgjë të vërtetë pasi siç raporton gazetari Fabrizio Romano, Casado është i paprekshëm në formacionin startues dhe se shihet si pjesë e projektit nga Hansi Flick si edhe nga Deco.

Mesfushori spanjoll, pritet dhe të nënshkruajë një kontratë të re dhe do të ketë klauzolë prej 100 milionë eurosh.

Casado, është produkt i La Masias dhe këtë sezon, është shndërruar në një nga lojtarët kryesorë të “Blaugranasve”./IndeksOnline/