75 Mall Live Search
08:32 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2024 / G T

Edon Zhegrova “diamanti” ynë, ishte më i miri në ndeshjen Lille – Juventus

Skuadra e Lille barazoi 1:1 ndaj Juventusit në ndeshjen e UEFA Champions League.

Edon Zhegrova, futbollisti i Kombëtares së Kosovës ishte më i miri në këtë ndeshje, sipas Flashscores dhe Sofascores, shkruan Indeksonline

Zhegrova mori notën më të lartë nga dy faqet e njohura sportive. Sofascore e vlerësoi me notën më të lartë në këtë përballje, që ishte 7.8.

Futbollisti kosovar bëri një asist fantastik për bashkëlojtarin e tij, Jonathan David./Indeksonline/