75 Mall Live Search
09:56 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2024 / G T

Tri asistet e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve, UEFA-ja e fut edhe Edon Zhegrovën: Shkëlqimi dhe vizioni!

Skuadra e Lille barazoi 1:1 ndaj Juventusit mbrëmë në raundin e katërt të UEFA Champions League, ku spikati paraqitja fantastike e yllit të Kosovës, Edon Zhegrova.

Zhegrova bëri një asist fantastik në këtë mbrëmje për bashkëlojtarin e tij, sulmuesin kanadaez, Jonathan David, shkruan Indeksonline

UEFA-ja e ka futur asistin e Zhegroës në mesin e tri asisteve më të mira të mbrëmjes së kaluar në Ligën e Kampionëve.

“Shkëlqimi dhe vizioni i Edon Zhegrovës”, shkruhet në postimin e UEFA-s.

Në këto tri asiste bëjnë pjesë edhe dy lojtarët e tjerë, si Quenda dhe Jones./Indeksonline/