75 Mall Live Search
22:09 / E Premte, 08 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Baton Zabërgja ftohet te Kosova

Baton Zabërgjaështë ftuar nga përfaqësuesja e Kosovës për dy ndeshjete muajit nëntor në Ligën e Kombeve.

Lajmin e ka konfirmuar klubi i tij, Dinamo City, përmes një njoftimi në faqen zyratare, shkruan IndeksOnline.

Ai do të jetë në listën e Franco Fodas, për ndeshjet ndaj Rumanisë dhe Lituanisë.

”𝗕𝗮𝘁𝗼𝗻 𝗭𝗮𝗯𝗲𝗿𝗴𝗷𝗮 𝗳𝘁𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗻𝗴𝗮 𝗽𝗲𝗿𝗳𝗮𝗾𝗲𝘀𝘂𝗲𝘀𝗷𝗮 𝗲 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲𝘀.
Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë dy ndeshjet e rradhës në Uefa Nations League në datat 15 dhe 18 Nëntor, përkatësisht kundër Rumanisë dhe Lituanisë.
Sulmuesi ynë do të jetë pjesë e listës së përzgjedhur nga trajneri Franco Foda për këto dy ndeshje.
FC Dinamo City i uron Baton Zabërgjas shumë suksese me Kosovën në arenën ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Dinamos./IndeksOnline/