75 Mall Live Search
12:17 / E Enjte, 14 Nëntor 2024 / G T

Klubi i St. Paulit largohet nga platforma X, ka të bëjë me politikën e Donald Trumpit

Skuadra e njohur gjermane që bën gara në Bundesliga, St. Pauli është larguar përfundimisht nga platforma X, ish-twitteri!

Ky largim i klubit gjerman nga kjo platformë ka të bëjë me politikën e Donald Trump dhe të Elon Musk, pronarit të X, shkruan Indeksonline

“Pronari Elon Musk e ka kthyer dhomën e debatit në një përforcues urrejtjeje që mund të ndikojë edhe në fushatën zgjedhore të Bundestagut”.

“Përveç kësaj, pas fitores së Donald Trumpit, u njoftua se ai do e bënte Musk-in kreun e një agjencie që do të krijohet rishtazi”, shkruhet në njofitmin e klubit

“Musk e kishte mbështetur aktivitetin e Trumpit gjatë fushatës zgjedhore. Mund të supozohet se X-i gjithashtu promovon përmbajtje autoritare, antinjerëzore dhe radikale të krahut të djathtë në fushatën zgjedhore të Bundestagut”, vazhdon shkrimi i klubit nga Bundesliga