Anglia hakmerret ndaj Greqisë, merr kreun e Grupit

Anglia është hakmerr ndaj Greqisë për humbjen e muajit të kaluar në “Wembley”, e vlefshme për Ligën e Kombeve.
”Tre Luanët” shënuan fitore në ndeshjen e kthimit, në ”Olympic Stadium” në Athinë, me rezultat 0-3, shkruan IndeksOnline.
Ishte minuta e 7-të kur Anglia kaloi në epërsi me golin e Ollie Watkins. Me rezultat 0-1 u mbyll pjesa e parë.
Një autogol i portierit Vlachodimos vulosi fitoren e Anglisë në minutën e 78-të, derisa pesë minuta më vonë, Curtis Jones shënoi golin e tretë.
Anglia tashmë është lidere e Grupit 2 në Ligën B me 12 pikë, aq sa ka edhe Greqia./IndeksOnline/