75 Mall Live Search
23:38 / E Premte, 15 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Futbollistët e Kosovës të bashkuar, nuk pranojnë të dalin në fushë

Futbollistët e Kosovës përfundimisht nuk kanë pranuar të rikthen në fushën e ”Arena Nationala” në Bukuresht.

Sipas gazetarit të RTK-së, Edmond Thaqi, ata përkundër insistimeve nga delegati dhe gjyqtari i ndeshjes, nuk kanë pranuar të kthehen në fushë, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja Rumani – Kosovë u ndërpre pak para fundit, pasi futbollistët kosovar e braktisën ndeshjen pas thirrjeve raciste ”Serbia Serbia”.

Tashmë pritet që UEFA të marr vendimin përfundimtar për këtë ndeshje./IndeksOnline/