Ernest Muçi nga Tirana shkon i lënduar te Besiktasi, mungon në ndeshjen e ardhshme

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Ernest Muçi, ka një lëndim dhe kjo u vërtetua sot gjatë ditës nga spitali i klubit të Besiktasit.
Muçi u zëvendësua në minutën e 52-të në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Ukrainës, shkruan Indeksonline
Në testin mjekësor të bërë në Stamboll pas kthimit te klubi i Besiktasit, u mësua se Muçi ka një lëndim në muskujt e kofshës që kanë çuar deri në gjakderdhje të brendshme.
Për lojtarin tashmë ka filluar përkujdesi i mjekëve të klubit turk.
Muçi pritet të mungojë në ndeshjen e këtij vikendi, ku Besiktas luan ndaj Goztepe, kurse data e saktë e rikthimit të tij në fushë nuk dihet./Indeksonline/
Ernest Muçi’nin Sağlık Durumu Hakkında Bilgilendirme
— Beşiktaş JK (@Besiktas) November 21, 2024
Arnavutluk milli takımının Ukrayna ile oynadığı müsabakanın 52. dakikasında sol uyluk üst kısmında hissettiği ağrı nedeniyle oyuna devam edemeyen futbolcumuz Ernest Muçi’nin ülkemize dönüşünün ardından yapılan değerlendirme ve… pic.twitter.com/92Zq7sehW1