75 Mall Live Search
12:17 / E Enjte, 21 Nëntor 2024 / MSH

Pasi bojkotuan seancën e Osmanit, PDK-ja e AAK-ja marrin pjesë në seancën për buxhetin

Më herët, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mbajti fjalim në Kuvendin e Republikës së Kosovës, me adresimin e saj vjetor përpara deputetëve.

Këtë seancë vendosën ta bojkotojnë deputetë të AAK-së dhe PDK-së, shkruan IndeksOnline.

Pas përfundimit të seancës me adresimin e presidentes, në agjendë ishte edhe një tjetër seancë, ajo për shqyrtimin e dytë të Projektligjit për buxhetin e vitit 2025.

Në këtë seancë, si PDK-ja, ashtu edhe AAK-ja vendosën të marrin pjesë.

Seanca sapo ka filluar dhe do të vijojë me diskutime relevante rreth buxhetit të vitit të ardhshëm./IndeksOnline/