Diego Simeone sonte shkruan historinë me Atletiko Madridin

Dieego Simeone do të shkruaj sonte historinë me Atletiko Madridin.
Tekniku argjentinas që nga viti 2011 udhëheq me skuadrën madrilene, derisa sonte ndaj Alavesit, do të jetë ndeshja e 700 në krye të Atletikos, shkruan IndeksOnline.
AI tha se është mirënjohës për arritjen e këtij momenti historik.
Në krye me Simeonen, Atletiko ka fituar dy tituj të ligës, një Copa del Rey dhe dy trofe të Ligës së Evropës, ndërsa ata gjithashtu arritën në finalen e Ligës së Kampionëve dy herë, duke humbur nga rivalët e qytetit Real në të dyja rastet.
“Fillimisht, do të doja të falënderoja të gjithë njerëzit që punuan me mua në stafin stërvitor dhe që nuk janë me ne sot, të gjithë lojtarët që bënë të mundur që unë të jem në klub për kaq shumë kohë.
Miguel Angel (CEO) dhe Enrique Cerezo (president) që më mbështetën në rrugën dhe u përpoqën ta ndjekim atë së bashku, dhe fansat tanë për respektin që më kanë treguar gjithmonë.
I jam absolutisht mirënjohës Atletico-s, jam shumë i lumtur që kam qenë në gjendje të shijoj këto 700 ndeshje.”, ka deklaruar Simeone./IndeksOnline/