75 Mall Live Search
09:13 / E Shtunë, 23 Nëntor 2024 / L A

Guardiola për Rodrin: Na mungon lojtari më i mirë në botë

Pep Guardiola do të vazhdojë qëndrimin te Manchester City.

Spanjolli, ka nënshkruar kontratë deri më 2026-tën me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

Mirëpo këtë sezon, “Qytetarët” po kalojnë në një krizë lëndimesh mes tyre edhe fituesi i Topit të Artë, Rodri.

Guardiola, madje u pyet për mungesën e Rodrit pas lëndimit që pësoi në fillim të këtij sezoni.

“Jemi pa Rodrin, na mungon lojtari më i mirë në botë. Imagjinoni periudhën tonë në Barcelonë, Messi ishte lojtari më i mirë, duke luajtur atë sezon pa Messin?”. “A mendoni se do të fitonim trefishin? Nuk mendoj kështu”, u shpreh Guardiola.

Manchester City, gjendet në vendin e dytë në Premier League dhe ka gjithsej 23 pikë, 5 më pak se lideri Liverpooli./IndeksOnline/