Pati paraqitje të dobëta me Kosovën, Albion Rrahmani zero minuta te Sparta e Pragës

Skuadra e Sparta Pragës barazoi 1:1 ndaj Teplice në ndeshjen e javës së 16-të në elitën e futbollit të Çekisë.
Në këtë ndeshje nuk pati asnjë minutë për sulmuesin e Komëbtares së Kosovës, Albion Rrahmanin, shkruan Indeksonline
Rrahmani ishte pjesë e Kosovës në dy ndeshjet e muajit nëntor, por dështoi ta tregonte vetën, duke bërë kështu paraqitje negative me fanellën “Dardane”.
Ndoshta pikërisht këto paraqitje kanë bërë që sot Rrahmani të mos luaj asnjë minutë ndaj Tepelice-s.
Përkundër Rrahmanit, minuta pati për dyshen tjetër shqiptare, si Ermal Krasniqi (u fut në lojë në minutën e 67’të) dhe Indrit Tuci (u fut në lojë në minutën e 79’të).
Kujtojmë që me këtë barazim, Sparta e Pragës shkoi në kuotën e 27 pikëve në pozitën e 4-të./Indeksonline/