Valverde pas fitores: Kam përmbushur një ëndërr, duke mbajtur shiritin e kapitenit të Real Madridit

Real Madridi mbrëmë mposhti Leganesin si mysafir me rezultat 3-0.
Për Federico Valverden, ndeshja e djeshme ka qenë një ndeshje për t’u mbajtur mend pasi mbrëmë kishte mbajtur shiritin e kapitenit të Real Madridit.
Për këtë gjë, foli edhe vetë Valverde i cili po ashtu shënoi gol.
⚪️✨ Fede Valverde: “I fulfilled a dream by wearing Real Madrid’s captain armband. It’s an honor”. pic.twitter.com/9UH0of0Sj5
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 25, 2024
Kam përmbushur një ëndërr, duke mbajtur shiritin e kapitenit të Real Madridit. Është nder”, u shpreh Valverde.
Real Madridi, mbetet në pozitën e 2-të në La liga me 30 pikë dhe po ashtu ka një ndeshje të luajtur më pak, atë kundër Valencias pasi që u shty shkaku i përmbytjeve aty./IndeksOnline