Jamal Musiala zbulon arsyen kryesore pse u largua nga Chelsea, kishte të bënte me “Brexit-in”

Futbollisti i Bayern Munchen, Jamal Musiala është një prej futbollistëve më të mirë në botë momentalisht.
Musiala ishte pjesë e Chelseat, para se të shkonte në Bayern për vetëm 200 mijë euro, shkruan Indeksonline
Gjatë një interviste, Musiala tregoi arsyen pse u largua nga Blutë e Londrës:
“Brexit ishte gati të hynte në fuqi në Mbretërinë e Bashkuar dhe mamaja ime ishte e shqetësuar se si mund të ndikonte në karrierën e saj si emigrante që punonte në Londër. Ne nuk mund të merrnim vërtet përgjigje të qarta”.
“Ishte stresuese. Pikërisht në atë kohë, Bayern Munich na ofroi mundësinë për t’u kthyer në shtëpi. Ose duhet të them “shtëpia jonë e parë”. E doja Anglinë”.
“U ndjeva pjesërisht anglez, nëse jam i sinqertë. Nuk është kurrë një vendim i lehtë për të çrrënjosur jetën tënde ashtu, por me të vërtetë ishte si fat”, u shpreh Jamal Musiala
21-vjeçari gjatë këtij sezoni në Bundesliga ka shënuar pesë gola në nëntë ndeshje dhe ka bërë 2 asiste./Indeksonline/
There’ve been a lot of amazing things that have happened in my life….
— Jamal Musiala (@JamalMusiala) November 27, 2024
But I’m only 21, and I have so much more that I want to accomplish.
This is my journey so far. @PlayersTribune @TPTFootball https://t.co/kGDAzvTZZo