Oscar e mbyll zyrtarisht aventurën në Kinë, synon kthimin në Evropë

Futbollisti i njohur brazilian, Oscar e ka mbyllur zyrtarisht me skuadrën e Shanghait në Kinë.
33-vjeçari largohet nga kampionati kinez pas shtatë vjetësh, duke fituar kështu katër tituj, shkruan Indeksonline
Para se të shkonte në Kinë, Oscar u bë i njohur në Chelsea, ku ishte transferuar në vitin 2012 nga Internacional-i për 32 milionë euro.
Tani Oscar është “lojtar i lirë” dhe pritet të rikthehet në Evropë dhe tashmë ka shumë oferta në tavolinë, por skuadra ende nuk dihet.
Nga 1 janari, futbollisti brazilian është i lirë për të nënshkruar për cilindo klub./Indeksonline/