Xhaferi ofron mbështetje logjistike dhe profesionale për sanimin e dëmve nga shpërthimi në “Ibër Lepenci”

Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi, ka shprehur gatishmëri të plotë që të ofrojë mbështetje logjistike dhe profesionale për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga sulmi terrorist që u bë mbrëmë në kanalin e ujësjellësit të “Ibër Lepencit”.
Përmes një postimi në Facebook, Xhaferi u shpreh se për Republikën duhet të jemi gjithmonë bashkë, shkruan IndeksOnline.
“Si Drejtori e Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, shprehim gatishmëri të plotë për të ofruar mbështetje logjistike dhe profesionale në sanimin e dëmeve të shkaktuara nga sulmi terrorist në Kanalin e Iber-Lepencit.
Për Republikën, gjithmonë bashkë!”, shkroi Xhaferi.
Kujtojmë se mbrëmë u sulmua me eksploziv kanali i ujësjellësit në Zubin-Potok, sulm ky që nga autoritetet dhe krerët shtetërorë u cilësua si “akt terrorist”./IndeksOnline/