Chelsea me një ”pesëshe n’kajmak” ndaj Sauthamptonit

Chelsea po vazhdon me formë fantastike.
Blutë e Londrës kanë shënuar një tjetër fitore, kësaj radhe në udhëtim ndah Southamptonit, ku fituan me rezultat bindës, 1-5, shkruan IndeksOnline.
Me të filluar ndeshja, Axel Disasi i dha epërsinë Chelseas, në minutën e 7-të.
Katër minuta më vonë, Joe Aribo barazoi shifrat në 1-1.
Por gëzimi i Southamptonit zgjati vetëm gjashtë minuta, pasi Christopher Nkunku riktheu epërsinë e Chelseas.
Skuadra londineze shënoi edhe një gol në pjesën e parë, me anë të Noni Madueke, në minutën e 37-të.
Në pjesën e dytë, djelmoshat e Enzo Marescas shënuan edhe dy gola, me Cole Palmer në minutën e 76-të dhe Jadon Sancho 87′.
Me këtë fitore, Chelsea ka 28 pikë dhe renditet në vendin e dytë, shtatë më pak se Liverpuli.
Në anën tjetër, Southampton është e fundit në tabelë me 5 pikë./IndeksOnline/