Mbrojtësi spanjoll që bëri “çmenduri” mbrëmë, u fut portier dhe priti penallti duke “çuar” n’shpi Gironan

Skuadra që bën gara në UEFA Champions League, Girona u eliminua mbrëmë nga Kupa e Spanjës pas humbjes nga ekipi tjetër spanjoll, UD Logrones.
Heroi i këtij takimi ishte pa dyshim, Pol Arnau mbrojtësi 19-vjeçar, shkruan Indeksonline
Arnau u detyrua që në minutat e fundit të futej në portë, pasi portieri Royo u lëndua dhe më skuadra e tij s’kishte zëvendësime.
Mbrojtësi i krahut bëri disa pritje gjatë vazhdimeve duke mbajtur portën e paprekur dhe kështu e çoi ndeshjen në penallti.
Në 11-metërsha, Arnau priti penalltinë e Ruizit dhe skuadra e tij fitoi me shifrat 4:3./Indeksonline/