75 Mall Live Search
16:21 / E Premte, 06 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

FFK-ja delegon gjyqtarët për javën e 16-të të Superligës

Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e javës së 16-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Sot në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, është hedhur shorti për delegimin e gjyqtarëve, shkruan IndeksOnline.

Të shtunën dhe të dielen zhvillohen nga dy ndeshje, ndërsa një në ditën e martë.

Prishtina do të jetë nikoqire e Gjilanit, ndeshje e cila zhvillohet në stadiumi ”Fadil Vokrri”, të shtunën nga ora 13:00.

Gjyqtar krysor i kësaj ndeshje do të jetë Genc Nuza.

Të shtunën zhvillohet edhe ndeshja mes Dritës dhe Dukagjinit.

Gjyqtari Mervan Bejtullahu do ta ndaj drejtësinë në këtë përballje.

Të dielen, Ferizaji do të jetë nikoqire e Ballkanit, ndeshje kjo e cila do të gjykohet nga Valon Bajgora.

Malisheva të dielen e pret skuadrën e Feronikelit ’74.

Gjyqtari Visar Kastrati do ta ndaj drejtësinë në këtë përballje.

Java mbyllet me ndeshjen mes Suhareka – Llapi, e cila zhvillohet të marten nga ora 13:00.

Gjyqtar kryesor i kësaj ndeshje do të jetë Erdall Zasella.