Osmani viziton ekspozitën e fotoreporterit Uka: Flet për përkushtimin e Blerimit ndaj sportit të Kosovës

Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, ka viiztuar ekspozitën e dokumentimit të historisë së sportit tonë, përmes fotografive të fotoreporterit të njohur nga Podujeva, Blerim Uka.
Osmani u shpreh se ky udhëtim është dokumentuar me pasion dhe e ka vendosur Kosovën në hartën sportive globale.
Njëherazi, Osmani shprehet se kjo gjithashtu flet për përkushtimin e Blerimit ndaj sportit të Kosovës, shkruan IndeksOnline.
Ky është postimi i plotë:
Sot pata kënaqësinë të shoh nga afër historinë e ndërkombëtarizimit të sportit tonë përmes fotografive të Blerim Uka.
Një udhëtim i dokumentuar me pasion që e ka vendosur Kosovën në hartën sportive globale si dhe që flet për përkushtimin e Blerimit ndaj sportit të Kosovës.
Përgëzime për punën frymëzuese dhe kontributin e çmuar në afirmimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.