Java e 11-të/ Sot dy ndeshje interesante në Superligën e Basketbollit

Sot zhvillohen dy ndeshje interesante në basketbollin kosovar.
Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 11-të të Superligës, shkruan IndeksOnline.
Nga ora 17:00, SGolden Eagle Ylli do të jetë nikoqire e Pejës.
Të dy skuadrat kanë nga pesë fitore e pesë humbje, andaj pritet një sfidë e barabartë.
Ndeshja tjetër zhvillohet mes Bora dhe Bashkimit.
Skuadra prishtinase ka një fitore e tetë humbje, duke u renditur e fundit, ndërsa ajo prizrenase ka tetë fitore e dy humbje.
Kjo përballje nis nga ora 19:00./IndeksOnline/
