75 Mall Live Search
14:55 / E Diele, 08 Dhjetor 2024 / L A

Ferizaji i mohon fitoren Ballkanit

Ka përfunduar ndeshja e javës së 16-të mes Ferizajit dhe Ballkanit.

Ballkani, nuk arriti më shumë se një barazim ndaj Ferizajit, me ndeshjen që u mbyll me rezultat 1-1.

Golat u shënuan nga Hamidi në minutën e 24-të për Ballkanin, ndërsa goli i barazimit erdhi në minutën e 84-të ku shënoi Abdul.

Po ashtu Sunday Adetunji, u ndëshkua me karton të kuq pak pasi përfundoi ndeshja.

Ballkani, pas këtij barazimi bie në pozitën e 3-të dhe ka gjithsej 27 pikë, ndërsa Ferizaji në pozitën e 8-të me 17 pikë./IndeksOnline/