75 Mall Live Search
15:49 / E Diele, 08 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

Tabela e Superligës pas dy ndeshjeve të sotme të javës së 16-të

Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të javës së 16-të në Superligën e futbollit të Kosovës.

Kampioni në fuqi, Ballkani është ndalur me barazim 1-1 si mysafire e Ferizajit, ndërsa Malisheva barazoi 0-0 me Feronikelin ’74, shkruan IndeksOnline.

Drita vazhdon të jetë lider i Superligës me 37 pikë, i ndjekur nga Malisheva me 29 pikë, ndërsa Ballkani ndodhet në pozitën e tretë me 27 sosh.

Në tre pozitat e fundit renditen, Ferizaji dhe Dukagjini me nga 17 pikë, ndërsa Feronikeli ’74 është e fundit në tabelë, me 7 pikë./IndeksOnline/