75 Mall Live Search
17:01 / E Diele, 15 Dhjetor 2024 / L A

Flet Neuer rreth të ardhmes së tij te Bayerni

E ardhmja e Neuerit te Bayern Munichu është ende e paqartë.

38-vjeçari, ka pësuar një lëndim duke thyer brinjët dhe pritet të mungojë deri në vitin e ardhshëm.

Neuer, u pyet edhe rreth vazhdimit të kontratës me “Bavarezët”, ku i cili ende nuk ka vazhduar kontratën e tij.

“Besoj se të dyja palët do të ishin të lumtura nëse gjërat vazhdojnë. Por nuk ka asnjë nxitim për momentin, kjo është e sigurt. Së pari, duhet të shërohem dhe të jem i shëndetshëm përsëri sepse kam një problem të vogël me brinjën time”, u shpreh Neuer.

Neuer, ju kishte bashkuar Bayernit në vitin 2011 nga Schalke 04, ku ka bërë 540 paraqitje, ku dhe u shpall edhe portieri më i mirë në botë.

Ai ka fituar gjithsej 11 tituj të Bundesliga, 2 herë Ligën e Kampionëve, 6 herë Kupën Gjermane, 2 herë Kupën e Botës për Klube dhe Superkupat atë të Gjermanisë dhe Evropës./IndeksOnline/