Nuk e harron vendlindjen e prindërve, ylli i Leicester Cityt ndërron shtetësi

Hamza Choudhury nuk do të jetë më në dispozicion të luaj për Kombëtaren e Anglisë.
Mesfushori defansiv i Leicester Cityt tani e tutje do ta përfaqësoj shtetin e vendlindjes së prindërve të tij, shkruan Indeksonline
Hamza Choudhury do të luaj për Kombëtaren e Bangladeshit.
Në të kaluarën Hamza ka luajtur për grupmoshat e reja të Anglisë. Ku për U21-shat ka zhvilluar shtatë ndeshje.
Këtë sezon në Premier League, mesfushori ka luajtur vetëm dy ndeshje, kjo për shkak të një lëndimi që ka pasur./Indeksonline/
Hamza has today changed his national allegiance to Bangladesh 🇧🇩 pic.twitter.com/tjGO7YYWQj
— Leicester City (@LCFC) December 19, 2024