75 Mall Live Search
22:34 / E Shtunë, 21 Dhjetor 2024 / G T

“I gatshëm për ta sfiduar fituesin”, Dubois komenton duelin Fury-Usyk: Do jetë një super meç

Daniel Dubois ka arritur në “Kingdom Arena”, për ta shikuar nga afër super meçin e mbrëmjes mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Usyk.

Dubois ka komentuar meçin për “Boxing on TNT Sports”, duke thënë se do jetë një super luftë, shkruan Indeksonline

Po ashtu, Dubois thotë se është i gatshëm për t’u përballur me fituesin e këtij dueli.

“Do jetë një super luftë. Jam i gatshëm për të sfiduar fituesin e këtij dueli. Kështu që le të fitoj më i miri”, u shpreh Dubois

Kujtojmë që meçi pritet të zhvillohet rreth orës 23:30./Indeksonline/