75 Mall Live Search
13:00 / E Enjte, 26 Dhjetor 2024 / k.v

Aksion i madh i Drejtorisë Kundër Krimeve Ekonomike në Graçanicë, tre persona të arrestuar

Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike është duke zhvilluar një aksion të madh në komunën e Graçanicës.

Sipas burimeve të IndeksOnline brenda Policisë, deri më tani janë arrestuar tre persona, por numri i të arrestuarve mund të rritet në varësi të zhvillimeve të mëtejshme të hetimit. 

Ky aksion është rezultat i një hetimi që ka nisur disa javë më parë dhe ka arritur kulmin e tij sot. Sipas burimeve, prokurori i çështjes është njoftuar dhe po monitoron nga afër operacionin. 

IndeksOnline do të vazhdojë të informojë publikun për të rejat më të fundit rreth këtij rasti…