Tre të vdekur në aksidentin e një autobusi me rreth 60 pasagjerë në Norvegji (VIDEO)

Një aksident i rëndë autobusi ka ndodhur në Norvegji, ku raportohet për të paktën tre viktima.
Sipas mediave shtetërore, aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:30, në rajonin Hadsel në bregun veriperëndimor norvegjez.
Autobusi ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar pjesërisht në liqenin Asvatnet, sipas transmetuesit publik NRK.
Bus accident, ongoing rescue Norway. Norwegians and various nationalities onboard, so far unclear whether there are foreigners among the fatalities#Hadsel #Norway North #bussulykke #Rescue pic.twitter.com/deKDMDzshw
— Mariam (@ScandinaviaWind) December 26, 2024
Në momentin e aksidentit, autobusi dyshohet të ketë pasur 58 pasagjerë.
Hetimet janë duke u zhvilluar për të sqaruar shkaqet e këtij tragjedia.