75 Mall Live Search
10:25 / E Premte, 27 Dhjetor 2024 / G T

Goli i futbollistit shqiptar shkaktoi tollovi në fundin e ndeshjes, “sulmohet” bashkëlojtari i tij

Skuadra e Watfordit shënoi fitore 2:1 ndaj Porstmouthit në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Championship të Anglisë.

Dhe ishte pikërisht lojtari shqiptar, Rocco Vata që realizoi në minutat e fundit për t’i dhënë fitore skuadrës së tij, shkruan Indeksonline

Bashkëlojtari i tij, Këadwo Baah u “sulmua” më pas nga kundërshtarët, pasi 21-vjeçari u afrua te tifozët e Portsmouthit, duke festuar golin.

Baah më pas u ndëshkua me karton të kuq direkt nga gjyqtari i ndeshjes për shkak të provokimit që bëri./Indeksonline/