Nuk po bëhet rehat as te Genoa, Balotelli afër largimit

Duket se aventura e Balotellit te Genoa nuk do të zgjasë edhe shumë gjatë.
Siç raporton “Gazzetta dello Sport”, “Super Mario” nuk është i sigurt nëse do të pranojë rolin e një lojtari rezervë deri në qershor të vitit të ardhshëm.
Gjithashtu, flitet se klubi meksikan Cruz Azul ka shpreh interesim për “Super Marion”, duke i ofruar sulmuesit italian një kontratë me vlerë 2 milionë euro në vit.
Balotelli, ka luajtur vetëm 56 minuta në Serie A, duke hyrë si zëvendësues gjashtë herë që kur iu bashkua skuadrës në fund të tetorit./IndeksOnline/