Klopp zyrtarisht fillon punën te Red Bulli

Është fillimi i një viti të ri dhe një punë e re e pret ish- trajnerin e Liverpool-it, Jurgen Klopp.
Pasi ra dakord për të marrë rolin e Shefit Global të Futbollit në Red Bull në tetor, Klopp tashmë ka filluar zyrtarisht dhe premton të jetë një hapje e zënë për gjermanin.
Sipas Bild , detyra e parë e Klopp do të jetë të udhëtojë në Salzburg në fillim të javës së ardhshme për t’u njohur me ekipin e tij të ri, dhe më pas ai do të udhëtojë në selinë gjermane të Red Bull në Mynih për bisedime me drejtorin e futbollit Mario Gomez.
Gomez, një ish-sulmues i Gjermanisë dhe Bayern Munichut – ka zbuluar se tashmë ka folur me Klopp, por puna e vërtetë tani është vendosur të fillojë.
“Sigurisht, Jürgen dhe unë kemi qenë në kontakt për një kohë të gjatë, por ai gjithashtu e bëri të qartë se do të jetë operacional vetëm nga janari”, tha Gomez.
Kujtojmë se Klopp, gjatë vitit që lamë pas u largua nga Liverpooli pas 9 vjetësh si trajner, ku arriti të rikthej Liverpoolin në majat e futbollit evropian dhe botëror./IndeksOnline/