Lëndohet Marcus Thuram, Interi lëshon komunikatë për gjendjen e tij

Futbollisti Marcus Thuram ka pësuar një lëndim.
Skuadra e Interit ka lëshuar një komunikat ku thuhet se ka pasur një zgjatje të lehtë në adduktorët e kofshës së majtë, shkruan IndeksOnline.
Nuk dihet ende nëse Thuram do të jetë i gatshëm për finalen e Superkupës së Italisë, ku Interi përballet me Milanin, të hënën me 6 janar.
“Marcus Thuram iu nënshtrua testeve instrumentale këtë pasdite në Riad. Ekzaminimet treguan një zgjatje të lehtë në adduktorët e kofshës së majtë.
Situata e tij do të vlerësohet nesër.”, thuhet në komunikatën e Interit./IndeksOnline/