75 Mall Live Search
20:34 / E Shtunë, 04 Janar 2025 / MSH

Arsenali nuk tregohet i mençur, lëshon nga dora fitorën e rëndësishme

Arsenali pati sonte mundësinë të shkëputej nga Nottingham Forest dhe t’i afrohej me rezultat Liverpoolit.

Por, “Topçinjtë” e Londrës e lëshuan nga dora këtë mundësi, shkruan IndeksOnline.

Nga dominimi i lojës në pjesën e parë, me golin e hershëm të Ethan Nwanerit në minutën e 16-të, në pjesën e dytë zbriti në fushë një Arsenal më i shpërqëndruar.

Këtë mundësi e shfrytëzoi Brighton, duke iu afrur golit disa herë, për të shënuar përfundimisht nga pika e bardhë e penaltisë në miutën e 61-të, me Joao Pedron.

Djemtë e Artetas “vuajtën” për gol për pjesën e mbetur të lojës, por përfundimisht u detyruan të ndahen në paqe me Brightonin dhe të marrin vetëm një pikë nga ky duel.

Aktualisht, “Gunners” janë në pozitën e dytë në tabelë me 40 pikë dhe një ndeshje më shumë se Nottingham Forest, që numëron 37 pikë.

Ndeshjen e radhës, Arsenali do të jetë nikoqir i Newcastle, ndërkaq Brighton është musafir i Norwich./IndeksOnline/