U përplasen keq kokë-me-kokë, momenti kur Martinez dhe Ara heshtën stadiumin

Barbastro dhe Barcelona u ndeshen sonte në stadiumin “Gminny Stadion Sportowy”, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Mbretit.
Teksa po zhvillohej minuta e 50-të, një duel në ajër mes Inigo Martinez dhe Jaime Ara ishte i rëndë për këtë të fundit.
I gjithë stadiumi u hesht pasi Ara u rrethua nga lojtarët e shqetësuar, të cilët krijuan një mur izolues për të.
Mesfushori i Barbastros pësoi lëndim të rëndë në kokë dhe ekipit mjekësor iu desh ta bartë jashtë fushës me barrelë, shkruan IndeksOnline.


Ndeshja vijoi me rregull pas largimit të Aras, dhe tek tani, ekipi spanjoll është deklaruar rreth gjendjes shëndetësore të 27-vjeçarit.
“Jaime Ara është në spital, nën mbikëqyrjen e personelit. Gjendja e tij është e mirë. Forca!”, thuhet në njoftimin e Barbastros.
Shërim të shpejt i uroi edhe ekipi katalunas.
Ndeshja mes Barbastros dhe Barcelonës përfundoi me rezultat 0:4, në favor të blaugranasve./IndeksOnline/