75 Mall Live Search
18:32 / E Martë, 07 Janar 2025 / Gj. Sh

Nico Williams në dyshim për ndeshjen ndaj Barcelonës

Ylli i Athletic Bilbaos, Nico Williams nuk doli të stërvitet sot me pjesën tjetër të bashkëlojtarëve në seancën e fundit stërvitore të “luanëve” baskë para gjysmëfinales së nesërme kundër Barcelonës për Superkupën e Spanjës.

Athletic Bilbao njoftoi se më i vogli nga vëllezërit Williams nuk po stërvitet si masë paraprake për shkak të një mavijosjeje në kyçin e këmbës së majtë.

Kjo ndeshje luhet nesër nga ora 20:00.