Hajnat vodhën material për instalime elektrike, në një shtëpi në Malishevë

Disa persona të panjohur kanë depërtuar në një shtëpi në Plloqicë të Malishevës, ku kanë kryer vjedhje të rëndë.
Në njoftimin e policisë nuk bëhet e ditur se kur ka ndodhur vjedhja, vetëm se nga shtëpia është vjedhur material i ndryshëm i instalimit elektrik.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe rasti i nënshtrohet procedurave hetimore”, bën të ditur policia.
Rasti është cilësuar si “Vjedhje e rëndë”./IndeksOnline/