75 Mall Live Search
10:29 / E Enjte, 09 Janar 2025 / FR

Sulmoi fizikisht një person në veri, arresohet i dyshuari

Të mërkurën rreth orës 21:25 është raportuar se një person ka sulmuar fizikisht një tjetër në Mitrovicën Veriore.

Sipas njoftimit të policisë, viktima ka pranuar trajtim mjeksor pasi pësoi lëndime të rënda trupore.

Me vendim të  prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

“Mitrovicë – Veri  08.01.2025-21:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ai ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin 24-orësh të policisë./Indeksonline/